Instagram është një rrjet social qe mundeson shperndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filterave digjital mbi to dhe shpërndarjen ne rrjete tjera sociale si Facebook e Twitter. Një mundesi e rëndësishme esshte qe fotot kufizohen ne një forme rrethore, ngjashem me Kodak Instamatic apo fotot e Polaroid. Sot ky rrjet po perdoret ne mase te madhe, dhe u llogariten te jene deri ne 100 milione shfrytezues aktive, ne një matje te bere ne prill 2012. Instagrami shperndahet permes App Store-it te Apple dhe Google Play. Se pari, Instagram ishte i mundshem vetem për iPhone, dhe iPod Touch, mirepo kjo shpejt nderroi kur ne prill te vitit 2012, u shtua dhe mundesia qe ky aplikacion te perdorej ne kamerat e telefoneve Android.
Facebook është një rrjet shqoqëror i hapur në shkurt të vitit 2004, i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook, Inc. Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi një miliard përdorues aktivë,më shumë se gjysma e të cilëve e përdorin Facebook-un në një pajisje celular.Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen, pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq, të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t'iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta, të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera, dhe të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si "Njerëzit nga puna" ose "Miqtë e ngushtë".
TikTok është një shërbim rrjetesh sociale për shpërndarjen e videove virale e krijuar nga kompania kineze ByteDance, por në shtator të 2020 vendosi që të shiste një pjesë të aksioneve kompanive amerikane Oracle dhe Walmart. Momentalisht aksionerët amerikanë kanë avantazh në vendimmarrje dhe zotërojnë 4 vende në bordin drejtues të TikTok Global, ku të pestin e zotëron ByteDance. Përdoret për të krijuar video muzike të shkurtër, sinkronizim buzësh, vallëzime, komedi dhe talente prej 3 deri në 15 sekonda,dhe video që ripërsëriten prej 3 deri në 60 sekonda.Është një version ndërkombëtar i Douyin që u lëshua fillimisht në tregun kinez në shtator të 2016-ës.Më vonë, TikTok u hodh në treg në 2017-ën për iOS dhe Android në shumicën e tregjeve jashtë Kinës kontinentale ; megjithatë, ajo u bë e disponueshme në të gjithë botën, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara, pasi u bashkua me një tjetër shërbim kinez të mediave sociale Musical.ly më 2 gusht 2018. TikTok dhe Douyin kanë pothuajse të njëjtën ndërfaqe përdorimi, por nuk kanë qasje në përmbajtjen e njëri-tjetrit. Serverët e tyre ndodhen secili në tregun ku aplikacioni përkatës është i disponueshëm.Të dy produktet janë të ngjashme, por veçorit nuk janë identike. Douyin përfshin një veçori të kërkimit në video që mund të kërkojë fytyrën e njerëzve për më shumë video të tyre dhe veçori të tjera të tilla si blerja, prenotimi i hoteleve dhe vlerësimi i etiketimeve gjeografike.Që nga hedhja e tij në treg në 2016-ën, TikTok Douyin fituan popullaritet me shpejtësi në Azinë Lindore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, Shtetet e Bashkuara, Turqinë, Rusinë dhe në pjesë të tjera të botës.Që nga tetori i vitit 2020, TikTok tejkaloi mbi 2 miliardë shkarkime në celularë në të gjithë botën.
YouTube Inc. është një faqe interneti që konsiston në shpërndarjen e videove themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jawed Karim më 14 shkurt 2005. Në nëntor 2005 ata fituan kapital nga Sequoia Capital kështu që në muajin dhjetor përfundimisht u lëshua për perdorim. Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si antarë të parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO - shefa ekzekutiv. Për një kohë prej një viti kjo korporatë arriti të bëhet një nga kompanitë më të mëdha në rrjetin e internetit në vrullin e lëshimeve grafike. Tani (11 tetor 2006) kjo faqe e rëndësishme mban mbi 70 milion video dhe 1.65 miliard Dollar Amerikan (ofruar dhe blerë nga Google Inc.) Youtube përdor Adobe Flash Video për shfaqen e një shumllojshmërie të gjërë videosh. Pjesa më e madhe e videove hidhet në rrjet nga përdorues të ndryshëm dhe pjesa tjetër kompanitë multimediale si CBS, BBC, VEVO etj, i ofrojnë materialet e tyre nga ky rrjet.
Snapchat është një nga aplikacionet sociale më popullore sot, por si? Çfarë është kaq e veçantë në lidhje me të, dhe pse ka qenë shpejt përhapjen e përdoruesve të lëvizshëm më shpejt se çdo gjë tjetër? Për të bërë një histori të gjatë të shkurtër, Snapchat është një aplikacion që me të vërtetë ndryshoi se si njerëzit ndërveprojnë me miqtë në krahasim me rrjetet e tjera sociale të njohura si Facebook dhe Twitter. Jo të gjithë e marrin atë - sidomos të rriturit më të moshuar - por Snapchat është e sigurtë se është tërbimi midis përdoruesve më të rinj të smartfonëve, duke përfshirë adoleshentët dhe të rinjtë.
Bloget sociale janë padyshim fenomeni i momentit në botën virtuale por nëse shohim sondazhet veme re se grupmosha të ndryshme preferojnë adresa të ndryshme. Kështu blogu amerikan Twitter 11 % te anëtareve të vet i ka te grupmoshes 12-17 vjeç, çka tregon se ky blog pëlqehet më shumë nga të rriturit. Adoleshentet në përgjithësi parapëlqejnë të navigojnë në Facebook, MySpace apo Friendster. Sondazhi i publikuar nga comScore thekson se mosha që parapëlqen më shumë Twitter është 30-40 vjeç. Kjo tregon seriozitetin e faqes Twitter në të cilën janë regjistruar shumë emra të njohur. Kështu, zonja e pare e Britanisë, Sarah Brown ështe një prej njerëzve që parapëlqejnë navigimin në këtë faqe, ndërsa protestat në Iran kanë gjetur një strehe të sigurt në Twitter ku çdo moment pasqyroheshin zhvillimet me të fundit.
Spotify është një shërbim të dëgjuarit që për kompjutera, si dhe për pajisje të lëvizshme të tilla si telefona celularë ose tableta Shërbimi është në dispozicion në shumë vende të Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse ajo ka një version falas, Spotify gjithashtu ka versionin Premium që ofron shumë më tepër mundësi (të tilla si duke përdorur Spotify në 3 pajisjet), si dhe humbur ato reklama që mund të jetë, lejon të jetë i sinqertë, mjaft zhgënjyese. Megjithatë lejon të fillojë me bazat.
Netflix Inc. (gjithashtu njohur si Netflix) është një kompani Amerikane ndërkombëtare argëtimi krijuar më 29 gusht, 1997, në Scotts Valley, Kaliforni, nga Reed Hastings dhe Marc Randolph. Kompania ofron media në formën e streaming në internet dhe gjithashtu shpërndarje DVD me anë të postës. Në vitin 2013, Netflix shtoi produksionin origjinal të filmave dhe serialeve, Zyrat qëndrore për momentin ndodhen në Los Gatos, Kaliforni. Në vitin 1998, një vit pas krijimit të kompanisë, Netflix u përhap duke nisur me biznesin e shpërndarjeve të DVD-ve me postë. Në 2007, Netflix u zgjerua duke paraqitur formën e streaming të mediave, ndërkohë që e vazhdonin biznesin e dhënies me qira të shërbimeve DVD dhe Blu-Ray. Kompania u zgjerua ndërkombëtarisht kur shërbimin streaming e bënë të mundur në Kanada në vitin 2010, vit kur nisi të fillonte zgjerimi i kompanisë; në janar 2016, Netflix ishte i disponueshëm në mbi 190 shtete. Netflix hyri në industrinë e filmit dhe të televizionit në vitin 2013 duke debutuar me serialin e parë origjinal, House of Cards. Në Korrik 2017, Netflix raportoi 103.95 milion të abonuar në mbarë botën, përfshirë 51.92 milion në Shtetet e Bashkuara.